Avantone Pro CLA-10 Active është një monitor aktiv profesional i krijuar për të rikrijuar karakterin dhe performancën e monitorëve legjendarë Yamaha NS-10M, të cilët janë përdorur gjerësisht në studio profesionale për miksim. CLA-10 është zhvilluar me synimin për të ruajtur atë karakter të veçantë të “white cone” që u bë një referencë klasike në botën e recording dhe mixing.
Monitori përdor një 18 cm AV10-MLF low-frequency driver me kon të bardhë dhe një 3.5 cm AV10-MHF soft-dome tweeter, të projektuar për të qenë sa më afër karakteristikave të driver-ave të NS-10M. Kabineti i mbyllur (sealed enclosure) ndihmon në ruajtjen e reagimit të shpejtë dhe karakterit të kontrolluar të sistemit.
CLA-10 Active nuk është projektuar si një monitor tipik hi-fi që synon një tingull sa më të madh dhe të këndshëm. Qëllimi i tij kryesor është mixing dhe critical listening, duke ofruar një prezantim shumë të qartë të midrange-it, ku dëgjohen me lehtësi vokalet, kitarat, snare, piano dhe elementet e tjera kryesore të miksit.
Një nga veçoritë karakteristike është VTPC (Variable Tissue Paper Control). Ky kontroll lejon rregullimin e përgjigjes në frekuencat e larta dhe lidhet drejtpërdrejt me mënyrën tradicionale të përshtatjes së tweeter-it te NS-10M.
Ndryshe nga monitorët pasivë klasikë, CLA-10 Active ka amplifikim të integruar Class AB, me furnizim linear dhe transformator toroidal. Kjo e bën sistemin të gatshëm për përdorim pa pasur nevojë për një amplifikator të jashtëm.
CLA-10 Active është veçanërisht i përshtatshëm për producentë, recording engineers dhe mixing engineers që kërkojnë një reference monitor me karakterin klasik të NS-10, por në një version modern dhe aktiv.
| Specification |
Avantone Pro CLA-10 Active |
| Product Type |
Active Reference Studio Monitor |
| System Type |
Two-Way Studio Monitor |
| Amplifier Class |
Class AB |
| Total RMS Power |
240 W RMS |
| Power per Speaker |
120 W RMS |
| Frequency Response |
60 Hz – 20 kHz |
| LF Driver |
AV10-MLF, 18 cm |
| HF Driver |
AV10-MHF, 3.5 cm Soft Dome |
| Cabinet Type |
Sealed |
| Cabinet Material |
MDF with Real Wood Veneer |
| High-Frequency Control |
VTPC – Variable Tissue Paper Control |
| Power Supply |
Linear Power Supply |
| Transformer |
Toroidal Transformer |
| THD @ Low Power |
0.005% |
| THD @ Rated Load |
0.1% |
| Dimensions (W × H × D) |
381.5 × 215 × 197.5 mm |
| Dimensions |
15 × 8.5 × 7.75" |
| Weight |
8 kg / 17.6 lbs (Each) |
| Configuration |
Active Stereo Pair |
| Intended Use |
Mixing / Recording / Studio Reference |
| Design Heritage |
Yamaha NS-10M |