RØDE M5 është një set i dyfishtë (matched pair) i mikrofonëve kondensatorë me diafragmë të vogël, të krijuar për performancë të jashtëzakonshme si në studio ashtu edhe në skenë. Me kapsulë kondensatore ½-inch të veshur me ar, M5 ofron zë të pastër, me zhurmë minimale dhe përgjigje të plotë frekuencore.
Për shkak të karakterit të tyre neutral dhe precizionit të lartë, janë idealë për regjistrime stereo ose solo të instrumenteve akustike, korit apo ansambleve. Çdo palë është përzgjedhur me kujdes, me devijim jo më shumë se 1dB mes mikrofonëve, duke garantuar balancim perfekt.
Përfshin windshield WS5 dhe mbajtëse RM5, dhe vjen me garanci 10-vjeçare nga RØDE.